Bayern Munich dhe Manchester United e kanë e nisur me fitore bindëse aventurën e tyre në sezonin e ri të Champions League, duke mposhtur Bodo/Glimt 5:0 respektivisht Sabah Baku 4:0.
Në Munich, Bayern e ka dominuar ndeshjen ndaj skuadrës norvegjeze, edhe pse golatkanë munguar në pjesën e parë. Luis Díaz dhe Harry Kane kanë pasur mundësi të mira në minutat e para, ndërsa Joshua Kimmich e ka goditur shtyllën. Portieri i Bodo/Glimtit, Nikita Khaikin, ka qenë ndër më meritorët që skuadra e tij ka shkuar në pushim pa pësuar gol, por është lënduar gjatë një pritje në fund të pjesës së parë dhe është zëvendësuar.
Bayern e ka gjetur golin vetëm shtatëdhjetë e shtatë sekonda pas fillimit të pjesës së dytë. Harry Kane e ka goditur, topi është devijuar te Jamal Musiala, i cili ka realizuar për 1:0.
Kane ka shënuar më pas edhe vetë, duke realizuar me kokë pas një goditje dënimi të Michael Olise.
Bodo/Glimt ka pasur mundësi të rikthehet në lojë, por Andreas Helmersen nuk e ka shfrytëzuar rastin kur ka tentuar ta befasonte Manuel Neuer nga rreth dyzet e pesë metra.
Bayern ka vazhduar dominimin dhe Alphonso Davies ka shënuar për 3:0 me një goditje të fortë nga distanca. Më pas radha ka qenë e Olise, i cili ka realizuar një gol të bukur me të majtën, duke e dërguar topin në këndin e sipërm.
Situata është rënduar edhe më shumë për norvegjezët pas përjashtimit me karton të kuq të Odin Bjortuft, i cili ka shkaktuar faull ndaj Olise jashtë zonës. Në minutat shtesë, Olise ka realizuar edhe golin e tij të dytë për rezultatin përfundimtar 5:0.
Fitore të thellë ka regjistruar edhe Manchester United, që në “Old Trafford” e ka mposhtur 4:0 Sabah të Azerbajxhanit.
Skuadra mysafire ka rezistuar për rreth njëzet e pesë minuta, por një gabim i Kaheem Parris i ka dhënë mundësinë United të kalonte në epërsi. Patrick Dorgu ka asistuar, ndërsa Matheus Cunha ka realizuar për 1:0.
Sabah ka pasur një mundësi për të barazuar, por Joy-Lance Mickels nuk ka qenë i saktë me kokë.
United e ka shfrytëzuar epërsinë dhe deri në fund të pjesës së parë ka shënuar edhe dy herë. Bruno Fernandes ka realizuar për 2:0 pas një aksioni të mirë, ndërsa Benjamin Sesko ka shënuar vetëm tri minuta më vonë për 3:0.
Me epërsinë e siguruar, United e ka kontrolluar pjesën e dytë dhe nuk e ka pasur të nevojshme të luante me ritëm të lartë, edhe për shkak të derbit të Manchesterit që e pret në fundjavë.
Megjithatë, në minutat e fundit ka ardhur edhe goli i katërt. Lisandro Martínez ka përfituar nga një rrëmujë në zonën e Sabah dhe ka realizuar për rezultatin përfundimtar 4:0.
REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME:

