Dukagjini e ka mposhtur Malishevën 2:0 në Klinë, duke i shkaktuar kësaj të fundit humbjen e parë në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar të enjten mbrëma në stadiumin “18 Qershori” ka qenë e fundit nga xhiro e pestë.
Dukagjini ka kaluar në epërsi në minutën e nëntëmbëdhjetë, kur Mërgim Pefqeli ka realizuar një supergol për 1:0.
Vendasit e kanë dyfishuar epërsinë në minutën e tridhjetë e një. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Dienit Isufi ka shënuar për 2:0.
Me këtë rezultat, Dukagjini ka shkuar në pushim me epërsi prej dy golash dhe në pjesën e dytë ka arritur ta ruajë avantazhin deri në fund.
Për Dukagjinin kjo ka qenë fitorja e tretë e sezonit, ndërsa ka edhe dy barazime. Klinasit janë ngjitur në pozitën e dytë me njëmbëdhjetë pikë.
Në anën tjetër, Malisheva e ka pësuar humbjen e parë pas tri fitoreve dhe një barazimi në katër ndeshjet e para. Malisheva mbetet me dhjetë pikë dhe renditet e treta, me pikë të barabarta me Gjilanin që është i katërti.
Prishtina kryeson tabelën me dymbëdhjetë pikë, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Drita ka shtatë pikë, ndërsa Ballkani është i pesti me nëntë pikë.
Llapi, Drenica dhe Feronikeli 74 kanë nga tri pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e fundit pa pikë, pas pesë humbjeve në pesë ndeshje

