Kosova gati për Grand Slamin e Budapestit, nesër garojnë Kasapi e Loxha

by Nexhat

Kanë mbetur edhe 24 orë deri në nisjen e Grand Slamit të xhudos në Budapest të Hungarisë, ku Kosova do të përfaqësohet me disa prej xhudistëve të saj më të mirë.

Garat për ekipin kosovar nisin të premten nga ora 10:00, kur në tatami do të zbresin: Fatjona Kasapi, në kategorinë deri në 52 kilogramë dhe Flaka Loxha, në kategorinë deri në 57 kilogramë

banner

Ndërkohë, të shtunën do të jetë radha e Laura Fazliut, Akil Gjakovës dhe Dardan Cenës.

Ekipi i Kosovës do të drejtohet nga kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi, me synimin për të dhënë paraqitje sa më të mira në një prej turneve më prestigjiozë të xhudos botërore.

Kosova synon të lërë gjurmë edhe në këtë Grand Slam, ku do të përballet me elitën e xhudos ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy