Mesfushori i Arsenalit dhe i Kombëtares së Anglisë, Declan Rice, ka shprehur mbështetjen e tij për Harry Kane në garën për fitimin e “Topit të Artë”.
Rice, i cili është nominuar për çmimin prestigjioz për të dytin vit radhazi, foli për “Sky Sports” pas publikimit të listës së kandidatëve.
“Jam shumë krenar”, deklaroi Rice për nominimin e tij.
Megjithatë, ai e bëri të qartë se dëshira e tij është që çmimi t’i takojë bashkëlojtarit të tij te Kombëtarja e Anglisë, Harry Kane.
“E dini se kë do të doja ta shihja duke e fituar. Do të isha shumë i lumtur nëse Harry Kane do ta fitonte. I uroj gjithë të mirat”, tha Rice.
Kane, sulmuesi i Bayern Munichut, konsiderohet një prej kandidatëve kryesorë për “Topin e Artë” të këtij viti, ndërsa mbështetja e Rice i është shtuar zërave që e shohin anglezin si pretendent serioz për çmimin individual

