Silva kritikon Ancelottin: S’mund t’i largosh lojtarët vetëm për shkak të moshës

by Nexhat

Revolucioni i nisur nga Carlo Ancelotti te Kombëtarja e Brazilit po shoqërohet me debate të shumta, ndërsa trajneri italian ka zgjedhur të bëjë ndryshime të mëdha në përbërjen e skuadrës.

Një nga zërat që ka kritikuar publikisht qasjen e Ancelottit është ish-mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva. Aktualisht pjesë e Fluminense, 41-vjeçari ka shprehur rezerva për vendimin për të lënë jashtë disa futbollistë me përvojë, duke argumentuar se ndryshimet duhet të bëhen gradualisht.

banner

“Nuk mund të largosh kaq thjesht një lojtar që është 31, 32 apo 33 vjeç vetëm për çështje moshe. Unë vetë isha afër Botërorit në moshën 41-vjeçare. Nuk mund t’i largosh të gjithë sot për nesër dhe të futësh menjëherë fytyra të reja. Te Seleçao procesi duhet të jetë gradual”, u shpreh Silva.

Ish-kapiteni i Brazilit theksoi se qasja e përdorur në një klub evropian nuk mund të zbatohet në të njëjtën mënyrë te kombëtarja.

“Nuk jemi në një klub dhe qasja evropiane nuk funksionon. Duhet kohë dhe, mbi të gjitha, duhen rezultate”, shtoi ai.

Deklaratat e Thiago Silvas kanë rihapur diskutimin rreth mënyrës se si Ancelotti po ndërton Brazilin e ri. Trajneri italian, një nga më të suksesshmit në historinë e futbollit, tashmë përballet me sfidën për të gjetur ekuilibrin mes rinovimit të skuadrës dhe përvojës së futbollistëve që kanë qenë pjesë e rëndësishme e “Seleçaos”.

Në Brazil, pritshmëritë janë të mëdha dhe presioni për rezultate është i menjëhershëm, veçanërisht pas paraqitjes zhgënjyese të skuadrës në Kupën e Botës 2022

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy