Zubimendi mund të largohet nga Arsenali në janar, Chelsea dhe Reali në gatishmëri

by Nexhat

Martín Zubimendi mund të kërkojë largimin nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, nëse deri atëherë nuk arrin të rikthehet në formacionin e parë të Mikel Artetës.

Sipas TEAMtalk, Chelsea dhe Real Madridi vazhdojnë ta monitorojnë situatën e mesfushorit spanjoll dhe kanë mbajtur kontakte me përfaqësuesit e tij.

banner

Megjithatë, Zubimendi për momentin nuk e ka marrë një vendim përfundimtar. 27-vjeçari dëshiron fillimisht të luftojë për vendin e tij dhe të bindë Artetën se meriton sërish një rol të rregullt në ekip.

Nëse situata nuk ndryshon deri në hapjen e merkatos së janarit, atëherë largimi nga Emirates mund të bëhet një mundësi konkrete, me Chelsea dhe Real Madridin që pritet të jenë dy destinacionet më serioze për të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy