Finlandë-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

by Nexhat

Tifozët shqiptarë tashmë mund të sigurojnë biletat për të ndjekur nga afër Kombëtaren kuqezi në udhëtim ndaj Finlandës, e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga C.

Ndeshja Finlandë–Shqipëri do të zhvillohet më 3 tetor 2026, në “The Olympic Stadium” të Helsinkit, dhe biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë janë tashmë të disponueshme për blerje online.

banner

Për të siguruar biletën, tifozët duhet të përdorin linkun e posaçëm “Away Fans”, të regjistrohen në platformë dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorin e dedikuar për tifozerinë mike. Pas përzgjedhjes së vendeve, pagesa kryhet online përmes platformës.

FSHF fton tifozët shqiptarë që do të jenë në Helsinki të bëhen pjesë e kësaj sfide dhe të mbështesin kuqezinjtë në një tjetër ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kombeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy