Hansi Flick po vazhdon të shkruajë historinë te Barcelona, duke u shndërruar në njërin prej trajnerëve më të suksesshëm të klubit katalanas sa i përket dominimit në La Liga.
Gjermani e nisi aventurën e tij në “Camp Nou” mes skepticizmit të një pjese të tifozëve, por rezultatet kanë bërë që ai të fitojë gjithnjë e më shumë besimin e tyre.
Flick ka qenë në krye të La Ligës për 61 javë nga 81 të mundshme, një shifër që e vendos atë përpara disa prej emrave më të mëdhenj që kanë drejtuar Barcelonën.
Në këtë renditje, tekniku gjerman ka lënë pas trajnerë legjendarë si Luis Enrique, Louis van Gaal, Johan Cruyff dhe Terry Venables.
Megjithatë, dy trajnerë vazhdojnë të jenë përpara tij. Pep Guardiola kryeson me 87 javë në krye të La Ligës, të arritura gjatë katër sezoneve, ndërsa Frank Rijkaard ka qëndruar në krye për 85 javë në katër sezone.
Flick, ndërkohë, ka regjistruar 61 javë në krye të kampionatit spanjoll gjatë vetëm dy sezoneve dhe sapo ka nisur sezonin e tij të tretë në stolin e Barcelonës.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, gjermani mund të ngjitet edhe më lart në këtë renditje prestigjioze.
Trajnerët e Barcelonës me më shumë javë në krye të La Ligës:
Pep Guardiola – 87 javë (4 sezone)
Frank Rijkaard – 85 javë (4 sezone)
Ernesto Valverde – 80 javë (3 sezone)
Rinus Michels – 63 javë (6 sezone)
Hansi Flick – 61 javë (2 sezone, sapo ka nisur të tretin)
Terry Venables – 60 javë (3 sezone)
Johan Cruyff – 59 javë (8 sezone)
Louis van Gaal – 58 javë (4 sezone)
Luis Enrique – 55 javë (3 sezone)

