Petit i ashpër me Liverpoolin: S’ka shpresë për katërshen këtë sezon

by Nexhat

Legjenda franceze Emmanuel Petit ka dhënë një vlerësim tejet kritik për Liverpoolin, duke thënë se skuadra e Arne Slotit nuk ka gjasa të përfundojë në katër vendet e para të Premier League këtë sezon.

Petit, megjithatë, ka veçuar transferimin e Bradley Barcolas si një përforcim që mund t’i japë Liverpoolit një dimension të ri në repartin ofensiv.

banner

“Liverpooli është ndryshe, por Barcola do t’u sjellë diçka që u ka munguar gjatë dy sezoneve të fundit: një lojtar që është i aftë të vrapojë me topin dhe të shfrytëzojë hapësirat pas mbrojtësve”, ka deklaruar Petit.

Francezi ka shtuar se Barcola duhet të përshtatet me një mënyrë tjetër të lojës pas transferimit të tij prej 123 milionë funteve nga Paris Saint-Germaini.

Pavarësisht vlerësimit për Barcolan, Petit ka qenë shumë më kritik kur ka folur për objektivat e Liverpoolit këtë sezon.

“Liverpooli dhe Manchester Unitedi nuk kanë shpresë këtë sezon. Ata po pësojnë shumë gola, njësoj si Chelsea”, ka thënë ai për BOYLE Sports.

Petit ka vënë në pikëpyetje edhe strategjinë e transferimeve të të dyja klubeve, duke sugjeruar se Liverpooli dhe Manchester Unitedi do ta kenë të vështirë të luftojnë për objektivat kryesore, ndërsa Arsenal, Manchester City dhe Chelsea i sheh si pretendentët kryesorë.

Liverpooli ka humbur pikë në tri nga katër ndeshjet e para të kampionatit këtë sezon, duke nisur kështu një edicion larg pritshmërive

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy