Kombëtarja e Kosovës mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme të Nations League.
Mesfushori prizrenas, Elvis Rexhbeçaj, ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë së premtes dhe aktualisht nuk dihet se sa serioz është dëmtimi i tij.
Sipas mediumit gjerman “Liga-Zwei”, Rexhbeçaj do t’i nënshtrohet testeve të tjera mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit
“Rexhbeçaj ka pësuar lëndim në këmbë të premten, pa pasur kontakt me ndonjë lojtar tjetër. Ai mund të mungojë për një periudhë më të gjatë. Testet e para nuk kanë dhënë rezultate të qarta, ndaj mesfushori do t’i nënshtrohet testeve të tjera të hënën, të cilat do të përcillen nga afër”, raporton mediumi gjerman.
Në klub, megjithatë, ekziston shpresa se situata nuk është aq serioze dhe se Rexhbeçaj mund të rikthehet së shpejti në fushë.
“Ekziston shpresa se situata do të përmirësohet, por mundësia që ai të mungojë në ndeshjen ndaj Darmstadtit nuk mund të përjashtohet”, thuhet më tej në raportim.
Lëndimi i tij mund të jetë shqetësues edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila në shtator nis aventurën e saj në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” më 24 shtator do të përballen me Irlandën

