Jesus sfidon Raphinhën për një vend në formacionin e Barcelonës

by Nexhat

Gabriel Jesus është përshtatur shpejt te Barcelona pas transferimit nga Arsenali për 10 milionë euro dhe tashmë ka bërë të qartë se synon një vend në formacionin titullar.

Sulmuesi brazilian iu bashkua Barcelonës gjatë verës, pasi te Arsenali kishte humbur hapësirën në formacion, ndërsa në klubin katalanas iu hap një mundësi e re pas largimit të Robert Lewandowskit dhe Ferran Torresit.

banner

Jesus e di se trajneri Hansi Flick do ta përdorë atë si një alternativë në rotacion gjatë muajve të ardhshëm, por braziliani është i gatshëm të luftojë për një vend në formacionin bazë.

Konkurrenca e tij kryesore pritet të jetë me bashkëkombësin Raphinha, i cili vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën e Flickut.

“Raphinha po shënon gola. Ai luan në çdo ndeshje dhe e meriton këtë. Unë do të përpiqem të konkurroj dhe të pres mundësinë time për të luajtur më shumë dhe për të marrë më shumë minuta”, tha Jesus.

Ai ka bërë të qartë se synimi i tij nuk është thjesht të shënojë, por të jetë vendimtar në momentet e rëndësishme.

“Dua të shënoj gola dhe të ndihmoj, por nuk dua ta bëj këtë vetëm kur rezultati është 2-0, 3-0 apo 4-0. Dua të shënoj gola të rëndësishëm”, theksoi Jesus.

Deklarata e tij vjen pas golit të parë me fanellën e Barcelonës, të cilin e realizoi pasi u aktivizua nga stoli në fitoren 5-1 ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.

Braziliani mund të ketë një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tij në sfidën e radhës të Barcelonës ndaj Racing Santanderit, ku pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy