Mario Gila: Një nder shumë i madh që të luaj dhe të mësoj nga Modrici

by Nexhat

Mbrojtësi i Milanit, Mario Gila, ende po mësohet me idenë se një lojtar që e ka parë duke luajtur që kur ishte fëmijë tani është bashkëlojtar i tij.

Sipas “Calciomercato”, mbrojtësi spanjoll po fliste për faqen e UEFA-s para ndeshjes së parë të Milanit në Ligën e Evropës, kur kujtoi se si është të luash përkrah Luka Modrićit.

banner

“Është befasuese të mendosh se sot jam bashkëlojtar i një figure kaq të rëndësishme”, tha Gila.

“Me kalimin e kohës e kupton se po i jeton ëndrrat e tua, duke luajtur përkrah njerëzve për të cilët ke dëgjuar që kur ishe fëmijë. Është nder të luaj me të, të mësoj prej tij dhe të flas me të”, shtoi ai.

Ajo që e ka impresionuar më së shumti mbrojtësin nuk është cilësia teknike e kroatit, por refuzimi i tij për t’u kursyer në fund të një karriere të pasur me trofe.

“Ai është një person jashtëzakonisht modest dhe mendoj se mund të më ndihmojë shumë, si personalisht ashtu edhe si ekip”, tha Gila.

“Pas një karriere si e tija, ai ende vrapon për çdo top dhe jep gjithçka në çdo aksion. Është një mentalitet shumë pozitiv dhe është mentaliteti i duhur për të arritur sukseset e mëdha që ai ka arritur. Mund të fitosh ose të humbësh, por dëshira për të dhënë gjithçka duhet të jetë gjithmonë aty”, vazhdoi ai tutje.

Milani renditet në vendin e gjashtë pas katër javësh dhe fundjavën e kaluar barazoi 2-2 në “Olimpico”, duke e përmbysur deficitin prej dy golash vetëm falë dy golave të Diego Moreiras, i cili u inkuadrua nga banka rezervë, pas një pjese të parë të dominuar nga Lazio.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy