UEFA cakton stadiumet e finaleve evropiane për vitet 2028 dhe 2029

by Nexhat

UEFA ka përcaktuar stadiumet që do të jenë nikoqire të finaleve të kompeticioneve kryesore evropiane për vitet 2028 dhe 2029, me disa prej impianteve më prestigjioze të kontinentit që do të presin ndeshjet vendimtare.

Finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2028 do të zhvillohet në Mynih, ndërsa një vit më vonë skena e aktit final do të jetë “Camp Nou” i Barcelonës.

banner

Edhe Italia do të jetë pjesë e hartës së finaleve evropiane. “Juventus Stadium” në Torino është përzgjedhur për të pritur finalen e Conference League në vitin 2028, ndërsa finalja e vitit 2029 do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit.

Sa i përket Europa League, finalja e vitit 2028 do të luhet në “National Arena” të Bukureshtit, ndërsa në vitin 2029 do të zhvendoset në “National Stadium” të Beogradit.

Ndërkohë, edhe Superkupa e UEFA-s ka marrë destinacionet për dy edicionet e ardhshme. Në vitin 2028, trofeu do të diskutohet në “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit, kurse në vitin 2029 do të jetë radha e “Astana Arena” në Kazakistan.

Kështu, UEFA ka nisur të përcaktojë me kohë skenat ku do të shkruhen disa prej kapitujve më të rëndësishëm të futbollit evropian në vitet e ardhshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy