Barcelona do të jetë në aksion sonte në La Liga.
Katalonasit do të përballen në “Camp Nou” me Racing Santander në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit spanjoll.
Aktualisht, Barcelona prin në renditjen tabelare me 15 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më shumë të luajtur.
Në anën tjetër, Racing Santander gjendet në vendin e 10-të me shtatë pikë të grumbulluara.

