8’ – GOOOL, Barcelona kalon në epërsi ndaj Racing Santanderit!
Barcelona ka zhbllokuar rezultatin pa u mbushur ende dhjetë minuta lojë, ndërsa autor i golit ishte João Cancelo.
Mbrojtësi portugez realizoi golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës në minutën e tetë, pas një aksioni të bukur të katalanasve.
Cancelo kontrolloi në mënyrë perfekte një pasim të rrezikshëm në hyrje të zonës dhe, pa humbur kohë, e dërgoi topin me një goditje të bukur në këndin e sipërm të djathtë të portës.
Një realizim fantastik dhe në stilin karakteristik të portugezit, që i jep Barcelonës avantazhin e hershëm.
Barcelona 1-0 Racing Santander – 8’

