42’ – GOOOL, Barcelona thellon epërsinë në 4-1!
Barcelona vazhdon dominimin ndaj Racing Santanderit dhe ka realizuar edhe golin e katërt.
Raphinha mori një pasim të saktë brenda zonës, krijoi hapësirën e nevojshme dhe me një finalizim të bukur e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës.
Braziliani shënon golin e tij të dytë personal në këtë takim, pasi më herët kishte realizuar edhe nga pika e bardhë.

