Foda flet për vendimin e Rrahmanit: Nuk ka bojkot nga lojtarët e tjerë

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka reaguar pas vendimit të kapitenit Amir Rrahmani për t’u tërhequr nga Kombëtarja, duke mohuar mundësinë që ky vendim të pasohet nga largime apo bojkotime të tjera.

Foda ka bërë të ditur se është informuar drejtpërdrejt nga Rrahmani për vendimin e tij, të cilin kapiteni i Kosovës e ka lidhur me vazhdimin e udhëheqjes së Federatës së Futbollit të Kosovës nga drejtuesit aktualë.

banner

“Gjithçka është shumë emocionale në Kosovë. Fakti është se Amir Rrahmani ka dhënë dorëheqjen. Ai më informoi personalisht për këtë”, ka deklaruar Foda për CANAL+, gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës mes Sturm Grazit dhe Rennesit.

Megjithatë, tekniku gjerman ka theksuar se vendimi i Rrahmanit nuk do të ndikojë te pjesa tjetër e ekipit dhe se pret që futbollistët e ftuar t’i bashkohen grumbullimit të radhës.

“Por të gjithë lojtarët që janë në formë dhe që do t’i ftoj do të jenë atje të hënën dhe do të përgatiten për ndeshjet së bashku me mua”, ka shtuar ai.

Foda ka hedhur poshtë gjithashtu raportimet se mund të ketë një valë të re largimesh nga Kombëtarja e Kosovës.

“Ka shumë dramë që po ekzagjerohet. Ideja se edhe më shumë lojtarë duan të bojkotojnë ekipin kombëtar nuk është e vërtetë”, ka theksuar përzgjedhësi.

Deklaratat e Fodës janë raportuar të enjten edhe nga mediumi austriak “Laola1”.

Kështu, përzgjedhësi i Kosovës pret që futbollistët e grumbulluar të paraqiten të hënën dhe të nisin përgatitjet për ndeshjet e ardhshme, pavarësisht tërheqjes së Rrahmanit nga përfaqësuesja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy