Rrustemi i VV i reagon Vlora Çitakut, flet për “kalkulime politike” dhe “reflektime për gabimet e së shkuarës” për Specialen

by Nexhat

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka reaguar Vlora Çitakut, deputete e PDK-së, pasi kjo e fundit në një prononcim për Gazetën Express tha se PDK është e gatshme t’i tërheqë lëndët e saj nga Gjykata Kushtetuese, nëse Lëvizja Vetëvendosje zotohet publikisht se do ta votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Rrustemi i LVV-së, në reagimin e tij thotë “Vlora Çitaku, nuk është bre gjithçka kalkulim politik. Të paktën çështjes së Gjykatës Speciale t’i qasemi pa kalkulime e me pak më shumë prioritet”.

banner

“Çka është kjo sjellje politike, njëherë thoni nuk kemi Kuvend, e çoni në Gjykatë Kushtetuese, bojkotoni kompletimin e kryesisë, pastaj i drejtoheni Kuvendit që e konsideroni antikushtetues dhe thuani i tërheqim kërkesat në Kushtetuese”, vijon ai.

Tutje, ai thotë : “ju lutem për pak seriozitet, më shumë reflektim për gabimet fatale të shkuara nga të cilat duhet të nxirren mësime dhe të kemi strategji shtetërore të bashkërenduar për mbështetje të procesit të padrejtë në Hagë”

Çitaku: Nëse LVV zotohet se e voton Projektligjin për Specialen, PDK i tërheq lëndët nga Kushtetuesja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy