Protestuesit në Klinë: Do të vazhdojmë deri në vendosjen e drejtësisë

by Nexhat

Në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, qindra qytetarë të Klinës të tubuar në Sheshin “Mujë Krasniqi”, kanë kundërshtuar edhe njëherë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rrexhep Selimi.

“Sot ne jemi mbledhur të gjithë bashkë për të ngritur zërin për të vërtetën, për lirinë dhe padrejtësinë. Jemi këtu për ta mbrojtur dinjitetin e luftës së UÇK-së dhe të gjithë atyre që  sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, ka thënë Bahtie Haliti nga OVL në Klinë.

banner

Protestës së sotme në Klinë i janë bashkuar edhe kryetari i Klinës, Zenun Elezaj dhe familjarë të ish drejtuesve të UÇK-së.

“Jemi mbledhur bashkë këtu në këtë shesh, për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj vendimit të Gjykatës speciale për dënimin e ish krerëve të UÇK-së. Jemi këtu për të thënë se ky vendim nuk është në emrin tonë, nuk është në emër të popullit të Kosovës, nuk është në emrin tim”, ka thënë Elezaj.

“Duke e mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së, ne nuk po e mbrojmë vetëm të kaluarën, por po mbrojmë edhe të ardhmen e shtetit tonë, kujtesën e brezave dhe të drejtën tonë për të reguar historinë ashtu siç është. Sot duhet t’I lëm anash të gjitha dallimet politike, të gjitha partitë shqiptare duhet të bashkohen rreth një çështjeje që është më e madhe se secila parti dhe më e madhe se secili individ”, ka thënë Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit.

Protestuesit thanë se protestat nuk do të ndalën përderisa të vendoset drejtësia për çlirimtarët. Protesta në mbrojtje të ish drejtuesve të UÇK-së janë paralajmëruar edhe gjatë ditëve në vijim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy