Reperi i njohur Lyrical Son, do të jetë sonte pjesë e protestës “Jo në emrin tim”, e cila për të nëntën natë radhazi po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas programit të publikuar nga organizatorët, protesta nis në orën 21:00, ndërsa Lyrical Son pritet t’u drejtohet qytetarëve të pranishëm në shesh.
Në programin e mbrëmjes janë paraparë edhe fjalime nga organizatori i protestës, Çlirim Haziri, nxënësja Lisa Balaj, gazetari Lorik Kajtazi, veterani i luftës çlirimtare Arsim Hamiti dhe aktivisti Milot Krasniqi

