Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para

by Nexhat

Nëntë persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë dhe, me aktvendim të Prokurorisë Speciale, janë ndaluar për 48 orë.

Në një komunikatë të përbashkët për “Operacionin ‘Dosja 23’”, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës bënë të ditur se personat e arrestuar dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

banner

“D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatë.

Sipas autoriteteve, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar kontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

“Gjatë realizimit të bastisjes, janë sekuestruar këto prova materiale si në vijim”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë bastisjeve janë sekuestruar:

  • nëntë (9) telefona mobilë;
  • dy (2) libreza ushtarake;
  • një (1) armë e gjatë dhe një (1) pushkë gjuetie;
  • fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë;
  • katër (4) predha;
  • para të gatshme në shumën rreth 23,000 (njëzet e tre mijë) euro;
  • para të gatshme në shumën rreth 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) dinarësh serbë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë theksuar nëse do të vazhdojnë angazhimin në rastet që lidhen me krimet e luftës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës, riafirmojnë përkushtimin dhe angazhimin në ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy