Komandantë të ushtrive shqiptare dhe kroate vijnë në FSK, diskutohet për koordinim e ushtrime të përbashkëta

by Nexhat

Komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.

Në njoftim shtohet se, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave partnere, me theks të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve.

banner

‘’ Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta si mundësi për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale’’, thuhet në njoftimin FSK’së.

Njoftimi:

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Republikës së Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Republikës së Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë, koordinimin dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave partnere, me theks të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve dhe zhvillimit të kapaciteteve. Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta si mundësi për rritjen e ndërveprueshmërisë, forcimin e koordinimit dhe avancimin e kapaciteteve operacionale. Në këtë kuadër, temë e diskutimit ishte edhe ushtrimi “Valor Shield 2026”, si një mundësi për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet forcave pjesëmarrëse. Gjeneral Jashari vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me forcat partnere të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit dhe angazhimeve të përbashkëta në funksion të zhvillimit profesional dhe rritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy