Luiza Gega zbulon skandalin me flamurin shqiptar në Olimpiadën e Parisit: Ishte imitim kinez, s’do ta kisha mbajtur

by Merita

Luiza Gega nuk ka udhëtuar ende drejt Parisit për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, ndaj nuk ka qenë në ceremoninë e hapjes së aktivitetit.

Por aty ajo ka parë me keqardhje se si delegacioni shqiptar është shfaqur duke valëvitur një flamur i cili nuk është zyrtar shqiptar, por një nga imitimet false që qarkullojnë.

banner

Një ngjarje për të cilën ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj dhe e ka cilësuar si të papranueshme që të parakalohej me atë që nuk është simboli kombëtar, ai për të cilin merret pjesë në gara të tilla.

“Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi.

Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj”, tha Gega për TV Klan.

“Kush e ka përgjegjësinë për këtë flamur? Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti.

Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri”, theksoi atletja shqiptare.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy