Ka rrahur brutalisht një serb, i riu kosovar duhet të largohet nga Zvicra

by Nexhat

Ai kishte kryer krimin në gusht të 2020-ës gjatë periudhës së provës të dënimit (me kusht) të vendosur nga prokuroria e të rinjve.

Një kosovar i cili 23 vjeç, i rritur në Zvicër dëbohet nga vendi për pesë vjet. Gjykata Federale ka aprovuar një ankesë nga prokuroria publike e Cyrihut. Ai kishte  rrëzuar një serb në tokë dhe e kishte goditur tri herë me shkelm në kokë, me ç`rast viktima kishte pësuar lëndime të rënda. I riu e kishte kryer krimin në gusht të 2020-ës gjatë periudhës së provës të dënimit (me kusht) të vendosur nga prokuroria e të rinjve, transmeton albinfo.ch. Pas hapjes së procedurës penale, kosovari ka kryer edhe krime të tjera.

banner

Ai ka kërcënuar një punonjës sigurie, është përpjekur t’i shmangej kontrollit të policisë duke ikur dhe ka goditur një person tjetër dy herë në fytyrë – përsëri në gjendje të dehur. Kjo del nga një vendim i Gjykatës Federale të publikuar të enjten.

Gjykata e lartë (kantonale) e kishte dënuar kosovarin me burgim të pjesshëm prej 32 muajsh, prej të cilëve 10 muaj duhej t`i mbante në mënyrë efektive. Ajo kishte vendosur gjithashtu një gjobë të kushtëzuar prej 65 tarifash ditore, shkruan sda.ch. Ndryshe nga Gjykata e Qarkut, gjykata e lartë ishte përmbajtur nga dëbimi nga vendi

Megjithatë, për shkak të vendimit të ri, atij të Gjykatës Federale, kosovari do të duhet të largohet nga Zvicra për pesë vjet pas vuajtjes së dënimit. Kjo gjykatë  konfirmon se bëhet fjalë për “rast të rëndë” por megjithatë, interesi publik për dëbimin nga vendi është më i madh se ai i të paditurit.

Kur ishte një vjeç e gjysmë, kosovari kishte ardhur me nënën te babai i tij, i cili tashmë jetonte në Zvicër dhe që atëherë jeton këtu. Ai kishte braktisur dy praktika të ndryshme profesionale (zanate)  dhe kishte punuar për një kohë në biznesin e babait të tij. Për shkak se babai i tij ishte “shumë i rreptë” për të, marrëdhënia e punës qe ndërprerë.

Gjykata Federale thekson se përsa i përket interesit publik për dëbimin nga vendi, qëndrojnë si pesha e krimit ashtu dhe rrezikshmëria e të paditurit. Goditjet e dhunshme në kokë të viktimës së pambrojtur të shtrirë në tokë ishin një manifestim i brutalitetit të rëndë, përcjell albinfo.ch. Gjykata Federale supozon se ekziston një rrezik përkatës i kthimit. Reputacioni i tij nuk ishte më i dëmtuar kur u dënua për herë të parë sipas ligjit penal për të rriturit.

Tentativa për plagosje të rëndë është kryer gjatë periudhës së provës dhe krime të tjera janë kryer pas hapjes së hetimeve. Pra, nuk mund të flitet për sjellje episodike në moshën e rritur

Një tjetër pikë e cituar nga Gjykata Federale është se i riu nuk është i integruar ekonomikisht. Pavarësisht kërcënimit për dëbim nga vendi, ai nuk mundi të hynte në një marrëdhënie të qëndrueshme pune. Fakti që ai tani është duke punuar në biznesin e babait të tij tregon një mungesë të dukshme vullneti për të krijuar kushte të qëndrueshme./Albinfo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy