“Do të luajë nëse kemi nevojë për të”, Slot flet për Chiesan para ndeshjes ndaj Milanit

by Nexhat

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se Federico Chiesa do të luajë të martën ndaj Milanit nëse ‘ka nevojë’, por pranoi se ai me gjasë nuk do të luajë titullar.

Chiesa iu bashkua Liverpoolit për 15 milionë euro nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, pasi iu tha se ai nuk bën pjesë në planet e Thiago Mottës për sezonin 2024/2025

banner

26-vjeçari u largua ng ekipi i parë dhe e kaloi pjesën më të madhe të verës duke u stërvitur individualisht.

Liverpooli i ofroi atij një planprogram të specializuar për ta rikthyer në gjendjen fizike më të mirë të mundshme.

Pas një intervali kaq të gjatë pa luajtur, Chiesa nuk pritet që të startojë ndaj Milanit të martën, por Slot ka paralajmëruar se ai mund të futet nga banka, por as ajo nuk është e garantuar.

“Ai është me ekipin dhe që prej se e thashë për herë të parë se ai është këtu, do të ishte një befasi e madhe nëse starton nesër, kështu që ju nuk mund të prisni që ai të startojë, por do të luajë disa minuta nëse kemi nevojë për të”.

“Ai pati disa stërvitje por është ende herët për të luajtur 90 minuta, por shpresoj se disa minuta gjatë ndeshjeve në vazhdim”, ka thënë Slot para gazetarëve.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy