Drejtuesit e Real Madridit thuhet se kanë parandaluar një tension mes yjeve të skuadrës duke rritur pagat e dy yjeve kryesor të sezonit të fundit, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior.
Sipas mediumit OK Diario, Bellingham dhe Vinicius kanë marrë të dy rritje të konsiderueshme page pas ardhjes së Kylian Mbappe në Real Madrid.
Marrëveshja e Mbappes e sheh atë të fitojë 15 milionë euro çdo vit, ndërsa Bellingham dhe Vinicius ishin të dy me pagë prej 10 milionë eurosh.
Për të parandaluar ndonjë ‘tension’ të mundshëm mes superyjeve të Realit, Bellingham dhe Vinicius të dy kanë marrë rritje të pagave prej 5 milionë eurosh për t’u barazuar me pagën e Mbappes.
Mabppe ka pasur një fillim të mirë në karrierën e tij në Real, pasi ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshjet e tij të para për klubin mbretëror.