Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e Granitit te Baseli dhe planin e tyre pasi të pensionohen nga futbolli

by Nexhat

Kthimi i Xherdan Shaqirit te Baseli ka shkaktuar entuziazëm, por në vitet e ardhshme, mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, mund të jetë gjithashtu një kandidat për t’u rikthyer. Vëllai i tij, Taulanti, ka folur për këtë mundësi në një intervistë për “Blick”.

Gjatë intervistës, Taulant Xhaka është pyetur për rolin e tij si kapiten i Baselit. Ai ka thënë: “Nëse luaj nga fillimi, jam unë kapiten. Në rast tjetër, është Dominik Schmid. Xherdan Shaqiri është gjithashtu në grupin e kapitenëve”

banner

Më tej, Taulanti tregon se javën e kaluar, Shaqiri e mbajti shiritin e kapitenit edhe kur ai hyri në fushë: “Natyrisht, unë u aktivizova vonë. Nuk do ta pyes Shaqirin për shiritin. Të gjithë e dimë rolin tonë në ekip, dhe nuk ka rëndësi kush e mban atë”

Pavarësisht se 33-vjeçari nuk po luan shumë, ai ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar kur trajneri e kërkon. Taulanti dëshiron të kontribuoni dhe të shijojë momentet me ekipin, pa e tepruar me brengosje për minutat në fushë.

Ai gjithashtu thekson se nuk ka marrë sinjale nga drejtuesit e Baselit që të jetë i tepërt dhe se ndjen se klubi e vlerëson. Dëshira e Taulantit është të fitojë një tjetër titull me Baselin para se të largohet dhe po i afrohet ndeshjes së tij të 400-të.

“Është një ëndërr të luaj këtë numër ndeshjesh për klubin tim. Jam shumë krenar për këtë”, deklaroi ai, duke përmendur dy ndeshjet e veçanta ndaj Liverpoolit dhe Fiorentinës.

Përsa i përket kthimit të Shaqirit, Taulanti tregon se nuk kishte informacion për transferimin përveç asaj që u raportua në media: “Kur u konfirmua, mendova: shkëlqyeshëm. E njohim njëri-tjetrin prej fëmijërisë dhe kemi marrëdhënie shumë të mira”

Kur e pyetën për mundësinë e kthimit të Granit Xhakës, Taulanti deklaroi: “Mund të funksionojë. Është një plan, por nuk do të jap më shumë detaje”.

Të dy vëllezërit Xhaka kanë luajtur së bashku në fillim të karrierës, por pas kësaj rrugët e tyre u ndanë, me Granitin që ka pasur një karrierë më të suksesshme. Taulanti shpreson që ata të bashkohen edhe pas futbollit, duke shprehur dëshirën për të qenë trajner.

“Unë, si vëllai im, dua të bëhem trajner. Ideja është që Graniti të jetë kryetrajner dhe unë asistent”, përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy