Barcelona ka refuzuar dy oferta të rëndësishme nga klubet angleze për Fermin Lopez

by Nexhat

Fermin Lopez ka pasur një verë shumë të suksesshme, pasi ka fituar dy trofe të mëdhenj, Kampionatin Evropian dhe Lojërat Olimpike me Spanjën.

Ylli katalunas ka shkëlqyer sidomos në Lojërat Olimpike duke shënuar e asistuar në çdo ndeshje dhe ka zgjuar interesimin e dy top klubeve angleze

banner

Manchester United dhe Tottenham Hotspur kishin tentuar të nënshkruajnë me yllin katalunas, por në fund ishin refuzuar ofertat e tyre.

21-vjeçari shihet si e ardhmja e klubit katalunas dhe Barcelona ka refuzuar ofertat e klubeve angleze, raporton Mundo Deportivo.

Përkundër se Barcelona është në krizë financiare, ata vendosën të refuzojnë ofertat e klubeve angleze.

Besohet se Djajtë e Kuq dhe Spurs ishin gati të ofronin rreth 50 milionë euro për shërbimet e Fermin Lopez

Gjithsesi largimi i tij nga Camp Nou duket i pamundur, pasi te Barcelona besojnë shumë në të dhe e shohin si futbollist shumë të rëndësishëm. 

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy