E ardhmja e Mason Greenwood duket se do të jetë larg Olympique Marseille vetëm pas një viti.
Sulmuesi anglez ka filluar shkëlqimin edhe në Ligue 1 me fanellën e gjigantit francez, njësoj siç ka bërë në La Liga me fanellën e Getafes.
22-vjeçari në katër ndeshjet e para me fanellën e Marseille ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër.
L’Equipe ka raportuar se sulmuesi anglez është duke u monitoruar nga katër top klubet evropiane pas formës së shkëlqyer me Marseille.
Dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona, por edhe PSG e Bayern Munich janë duke e monitoruar situatën e anglezit në Veledrome.
Megjithatë duke parë ecurinë e shkëlqyeshme të tij, çmimi i Grenwood pritet të jetë shumë më i lartë se 26 milionë euro që pagoi Marseille për transferimin e tij.
Nuk përjashtohet mundësia që anglezi të rikthehet edhe në Ligën Premier nëse vazhdon me paraqitjet të njëjta deri në fund të sezonit, derisa vlera e tij mund të shkoj në 60 milionë euro.