Dubois akuzohet se ka dhënë dy goditje të paligjshme para se të nokautonte Joshuan

by Nexhat

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka akuzuar Daniel Dubois se ka dhuruar dy goditje të paligjshmë në meçin që u zhvillua të shtunën në mbrëmje.

Përkundër faktit që u nokautua nga Dubois në raundin e pestë, Hearn përmendi disa momente kur ai kishte thyer rregullat, duke lënë të dyshohet se Joshua është goditur në organet gjenitale gjatë raundit të tretë ose të katërt

banner

Hearn gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij ndaj Joshuas për faktin se nuk e ka përdorur kohën e plotë të rikuperimit që kishte në dispozicion, por i kishte dhuruar mundësinë kundërshtarit që të marrë një fitore bindëse.

“I thashë atij duhet të jeni krenar për mënyrën se si jeni rikthyer në këtë meç pasi për mua pas raundit të dytë, meçi kishte përfunduar”.

Për më shumë, ai shprehu nervozizmin e tij për disa goditje që ka dhuruar Dubois duke nënkuptuar se ato ishin të paligjshme.

“Shikoni, kur Daniel Dubois e goditi atë në organet gjenitale gjatë raundit të tretë ose të katërt, unë po i bërtisja Joshuas që të merrte pesë minuta të plotë pushim”.

“Ai i tha gjyqtarit jam mirë, le të shkojmë dhe unë nuk e dija se çfarë po bënte ai. Pastaj ndodhi sërish. Ai erdhi vetëm për të luftuar, ishte një luftë e fortë. Aq të zemëruar sa jemi, Daniel meriton duartrokitje”, ka thënë Hearn

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy