Rezultatet dhe renditja pas javës së gjashtë në Superligën e Kosovës – kryesojë Suhareka dhe Malisheva

by Nexhat

Janë mbyllur të pesë ndeshjet e javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar, ku nuk munguan përballjet e forta dhe golat.

Gjithçka nisi të premten kur Prishtina arriti të shënojë fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 3-0.

banner

Albin Krasniqi shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Rigon Lugiqi. 

Llapi arriti të shënojë fitore ndaj Ferizajt me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Ahmed Januzi. 

Në anën tjetër, Suhareka ka fituar në shtëpi ndaj Feronikelit 74 me rezultat 2-0, me dy golat e shënuar nga Mevlan Zeka. 

Malisheva ka vazhduar me fitore në shtëpi, duke mposhtur kësaj radhe Gjilanin me rezultat 2-1. Vesel Limaj dhe Laurant Xhylani shënuan për vendasit, ndërsa Edi Basa shënoi për mysafirët.  

Në derbin e kësaj jave, Drita arriti t’i marr tri pikë ndaj Ballkanit, duke fituar me rezultatin 1-0.  Golin e vetëm në këtë derbi e shënoi Albert Dabiqaj në pjesën e dytë

Në vendin e parë është Suhareka me 13 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë. 

Në vendin e tretë është Ballkani me 10 pikë, aq sa kanë edhe Prishtina dhe Llapi. 

Drita është e gjashta me 9 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Dukagjini është i shtati me 6 pikë. 

Gjilani është i teti me 5 pikë, ndërsa Ferizaj ka 4 pikë në vendin e nëntë.  Pa pikë ende pas gjashtë ndeshjeve është Feronikeli 74 në vendin e fundit. 

Në xhiron javën e ardhshme takohen: Llapi – Suhareka, Ballkani – Ferizaj, Dukagjini – Drita, Feronikeli 74 – Malisheva dhe Gjilani – Prishtina

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy