MAPL ia lejon Komunës të angazhojë kompani private për mbeturinat, Brestovci: Dështuan përpjekjet për bllokim

by Nexhat

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, ka thënë se ka përpjekje nga asambleistë të PDK’së dhe VV’së për të bllokuar punën në menaxhimin e mbeturinave dhe pastrimin e qytetit.

“Përpjekjet nga  asamblistë të PDK-së të mbështetur nga asambleistë të  VV-së për të bllokuar punën tonë në menaxhimin e mbeturinave dhe pastrimin e qytetit, dua t’i siguroj qytetarët se kanë dështuar. Përpjekjet për të penguar zhvillimin e projekteve të rëndësishme që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës në Prishtinë nuk do të kenë sukses.”

banner

Brestovci ka thënë se MAPL e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e Kuvendit komunal të Prishtinës që “tentoi të ndalonte zbatimin e nenit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave”

Ai shton se ky nen ua lejon që të angazhojnë kompani private për t’i dalë në ndihmë ndërrmarjes publike për menaxhimin e mbeturinave.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e Kuvendit të Komunës, i cili tentoi të ndalonte zbatimin e nenit të rregullores për menaxhimin e mbeturinave. Ky nen na lejon që të angazhojmë kompani të tjera private për t’i dalë në ndihmë ndërmarrjes publike në procesin e pastrimit dhe menaxhimit të mbeturinave, duke siguruar kështu efikasitet dhe pastërti në qytet. Kjo ishte një masë e domosdoshme për t’iu përgjigjur sfidave të mëdha që ka qyteti ynë.”

Brestovci ka shkruar se “këto përpjekje bllokuese janë një tentativë për të penguar progresin”.

“Ne jemi të përkushtuar që t’i kryejmë këto detyra në shërbim të qytetarëve dhe mirëqenies së Prishtinës. Askush nuk mund ta ndalë këtë punë të mirë që bëjmë për të mirën e qytetit. Këto përpjekje bllokuese janë një tentativë për të penguar progresin, por puna jonë është e fokusuar tek qytetari dhe zhvillimi i qytetit tonë. Kjo është arsyeja pse këto veprime dështuan dhe do të vazhdojmë të realizojmë angazhimet tona pa u ndalur.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy