Ka përfunduar me sukses Kampionati i Kajakimit “Drini i Bardhë 2023”

by informim

Me organizim të Federatës së Kosovës për Kajakim të Kosovës dhe Klubi i Kajakimit Egër Peja, për dy ditë, me 3 dhe 4 Qershor është mbajtur Kampionati i Kajakimit në Ujëra të Bardha, në Drinin e Bardhë. Kampionati ka qëne i ndërthurur me shumë aktivitete të ndryshme ku morën pjesë mbi 150 garues.

Kampion i gares për femrat u zgjodh Nitë Krasniqi nga Prishtina kurse per meshkujt Lisi Deçani nga Peja.

banner

Ky kampionat, përveq garave me kajak kishte për qëllim edhe ngritjen e vetëdijës së fëmijëve të moshave të ndryshme për lumin, mbrojtjen e mjedisit dhe rëndësinë e ujit në përgjithësi.

Institucionet relavante për mbrojtjen e Drinit të bardhe dhe për qështje mjedisore nga Kosova dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum marrëveshje ku u zotuan se do të zhvillojnë bashkëpunim të vazhdueshëm dhe do të kontribojnë poashtu në qështjet e sportit dhe mjedisit.

Në gara kanë marrë pjesë dy gjinitë, meshkuj dhe femra duke i ndarë në grupmosha të ndryshme U16 dhe U18.
Fitues në këto gara ishin Lisi Deçani nga Peja dhe Nitë Krasniqi nga Prishtina për grupmoshen U18 ndërsa Fleta Deçani fitoi për grupmoshat U16 e cila është bursiste si shpresë olimpike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy