Irani i përgatitur për çdo skenar: Nëse Izraeli na sulmon, do të zbulojmë një armë të re

by Merita

Irani është “gati për çdo skenar” dhe forcat e tij të armatosura “janë plotësisht të përgatitura”.

Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Teheranit, Abbas Araghchi, duke shtuar se Republika Islamike ka “identifikuar të gjitha objektivat e nevojshme” duke u përpjekur të “ndalojë konfliktet dhe të arrijë një marrëveshje të pranueshme armëpushimi”.

banner

Sipas raportimeve të Isna, Araghchi do të udhëtojë në Arabinë Saudite, dhe më pas në vende të tjera të rajonit, për konsultime mbi zhvillimet më të fundit rajonale dhe për të “përpjekur të ndalojë krimet e regjimit sionist në Liban dhe Gaza”.

Ministri, i cili së fundmi vizitoi Libanin dhe Sirinë, theksoi se vendet islamike po bëjnë përpjekje të përbashkëta për të adresuar krizën aktuale rajonale.

“Politika parimore e Iranit është të mbështesë lëvizjet e rezistencës dhe ne do ta mbajmë këtë politikë. Ne nuk kërkojmë rritje të tensioneve dhe ndërkohë nuk kemi frikë nga asnjë luftë, pasi forcat tona të armatosura janë të gatshme për çdo skenar”, shtoi kreu i Diplomacisë së Teheranit.

Ndërkaq, nënkryetari i Parlamentit të Teheranit, Ali Nikzad, deklaroi se, “nëse Izraeli sulmon Iranin, do të zbulohet një lloj i ri i armës mbrojtëse iraniane”, duke specifikuar më pas, sipas asaj që raporton Mehr, se gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit javën e kaluar u zbulua një lloj i ri rakete që nuk ishte përdorur në operacionet e mëparshme kundër shtetit hebre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy