Cristiano Ronaldo e ka realizuar golin e 908 në karrierë në fitoren 5-1 të Al Nassr përballë Al Ain në Superligë e Arabisë Saudite.
Anderson Talisca e hapi llogarinë e golave për ekipin arab, duke shënuar qysh në minutën e pestë
Pas 31 minutash lojë, Cristiano Ronaldo shënoi për 2-0, duke realizuar kështu golin e 908 në karrierë.
Gjashtë minuta më vonë, Al Nassr u ndihmua nga Cardoso, që realizoi auto-gol dhe për 3-0 për ekipin vendas.
Në pjesën e dytë, Bento shënoi auto-gol, duke ngushtuar epërsinë e Al Nassr në 3-1.
Wesley nuk lejoi që bashkëlojtarët e tij të ndiheshin nën presion, duke shënuar për 4-1 në minutën e 81-të.
Në minutën e 90+4-të, Talisca vulosi fitoren e Al Nassr (10 pikë) për 5-1 dhe për ta lënë Al Nassrin në ndjekje të Al Hilal dhe Al Ahli, që kanë nga 12 pikë.