Marco Verratti ka befasuar të gjithë në verën e vitit 2024 kur vendosi të largohet nga futbolli evropian për t’u transferuar në Katar.
Mesfushori italian ka nënshkruar për skuadrën Al-Arabi SC një kontratë dy vjeçare e cila i përfundon në qershor të vitit 2025.
Por mesfushori italian mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi tanimë ka bërë shumë para nga ky klub.
32-vjeçari është pasuruar shumë në Katar, pasi paga e tij vjetore është 30 milionë euro neto në vit.
L’Equipe ka raportuar se Verratti ka pëlqyer ditë më parë një postim në Instagram ku kërkohej rikthimi i tij në PSG.
Megjithatë interesim për veteranin italian kanë shprehur edhe dy gjigantët e Serie A, Juventus dhe Inter.
Por asnjëra nga skuadrat evropiane nuk mund t’i ofrojë atë pagë Verrattit dhe lojtari nëse dëshiron rikthimin në Evropë duhet të shkurtojë jashtëzakonisht shumë pagën e tij