Ngërçi për zgjedhjen e kreut të ri të PD, organi drejtues i procesit zgjedhor mungon,si pritet të veprohet

by informim

Në mbledhjen e 6 qershorit që zgjati deri në orët e para të mëngjesit në datën 7, kryesia e PD vendosi që më 29 korrik të zgjidhet kryetari i partisë.

Në mbledhjen e shoqëruar me tensione u ngarkua Komisioni Zgjedhor që të drejtojë procesin, ashtu sikurse është traditë por edhe detyrim statutor për çdo palë zgjedhjesh brenda partisë.

banner

Aktualisht Partia Demokratike nuk e ka këtë strukturë, pasi Komisioni i fundit zgjedhor i ngritur është ai që në përbërje të tij ka një sërë emrash që tashmë nuk janë pjesë e demokratëve të vulës, por janë bërë pjesë e Rithemelimit.

Për këtë arsye, në Partinë Demokratike duhet të ngrihet një Komision i Ri Zgjedhor.

Sipas statutit të PD, neni 53 thotë se Komisioni Zgjedhor është përgjegjës për organizimin dhe kontrollin e operacioneve elektorale brenda partisë dhe përbëhet nga 7 anëtarë titullarë dhe 2 ndihmës. Anëtarët e Komisionit Zgjedhor emërohen nga Kryesia e PDSH) dhe miratohen nga Këshilli Kombëtar.

Në këto kushte, Kryesia e PD duhet të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që në vendimin e fundit të saj e anashkaloi.

Kjo mbledhje, dhe ngritja e Komisionit Zgjedhor gjithsesi duhet të bëhet para datës 20 Qershor, kur sipas vetë vendimit të kryesisë, pranë komisionit zgjedhor është afati I fundit për të dorëzuar kandidaturat për kryetarin e ri të Partisë

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy