Në një përgjigje për Gazetën Express zëdhënësi i BE’së Peter Stano ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian do t’i përgjigjet Kryeministrit Kurti për propozimin pesë pikësh që ia ka dërguar dje për uljen e tensioneve në Veri. Por, në përgjigjen e BE’së dërguar Gazetës Express të martën pasdite Zyra e Përfaqësit të Lartë ka lënë të kuptohet se Kurti nuk i ka përfillur kërkesat e BE’së.
Ai po ashtu tha se Borell i ka dërguar shteteve anëtare një përmbledhje të masave ndaj Qeverisë së Kosovës nëse nuk ndërmerr hapat e kërkuar nga ndërmjetësit.
“Ne ndamë me shtetet anëtare të BE-së një përmbledhje të masave që duhen marrë, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat adekuatë dhe të menjëhershëm për të depërshkallëzuar situatën dhe për të ulur tensionet. Diskutimet midis vendeve anëtare të BE-së janë në vazhdim dhe Përfaqësuesi i Lartë Borrell është në kontakt të vazhdueshëm me liderët në rajon dhe të vendeve anëtare të BE-së”, ka thënë Stano