Rama-Kurti nxjerrin “shpatat”, agjendat dhe egot personale çojnë drejt përplasjes Shqipërinë dhe Kosovën!

by informim

Nesër në Gjakovë ishte caktuar një mbledhje e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, në kuadër të mbledhjeve të tilla për të rritur bashkëpunimin mes dy shteteve.

Mediat e Kosovës raportojnë se mbledhja është anuluar duke iu referuar burimeve të qeverisë shqiptare, të cilat kanë thënë se “nuk kishin ndërmend të udhëtonin nesër drejt Prishtinës”.

banner

Ndërkohë, lajmi u konfirmua edhe nga kryeministri Rama në një konferencë për shtyp, në thë cilën tha se nuk ishin dakordësuar me kryeministrin Kurti për zhvillimin e kësaj mbledhjeje.

Ky është një zhvillim i rendësishëm që çan edhe më tepër marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës pas tallazeve të vazhdueshme gjatë viteve të fundit

Rama dhe Kurti kanë patur një marrëdhënie të vështire me njeri-tjetrin që prej fillimit, e cila u përkeqësua në momentin kur VV hapi degën në Tiranë duke rivalizuar politikisht Rilindjen, mirëpo situata duket se është ndezur fill pas tensioneve në veri të Kosovës, ku kryeministri Rama mbajti qendrime diametralisht të kundërta.

Ndërkohë që Kurti dërgoi forcat speciale në veri për të mundësuar vijimin e punës së kryebashkiakëve shqiptarë të zgjedhur, Rama mbajti një qendrim diametralisht të kundërt me kryeministrin e Kosovës duke kërkuar prej tij që të dëgjonte ndërkombëtarët, gjë e cila dukshëm mërziti kryeministrin e Kosovës dhe deputetët e VV-së.

Rama nuk u mjaftua me kaq.

Ai propozoi një draft rezolutë sipas të cilës do të vetëorganizoheshin serbët në Kosovë, por ajo u refuzua si nga qeveria e Kosovës ashtu edhe nga ajo e Serbisë, pavarësisht se kryeministri shqiptar tha se për diçka të tillë ishte dakordësuar edhe me ndërkombëtarët.

Kurti është në një kursi përplasjeje me ndërkombëtarët, të cilët sipas tij po e pengojnë të vendosë ligjin në veri të Kosovës si edhe për të mbrojtur sovranitetinterritorial të vendit,ndërsa amerikanët bëjnë llogari duke marrë në konsideratë edhe kërkesat e Vuçiçit, i cili tani është në një marrëdhënie mes Perëndimit dhe Rusisë.

Në këto kushte, duket se raportet Shqipëri-Kosovë janë në nivelin më të ultë historik, ku qeveritë nuk komunikojnë siç duhet me njëra-tjetrën dhe kryeministrat kanë nxjerrë shpatat.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy