Juventusi raportohet se ka nisur bisedimet me Newcastle për transferimin e mundshëm të Lloyd Kelly, teksa ata po vazhdojnë kërkimet për një mbrojtës të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.
‘Bianconerët’ tashmë kanë mirëpritur Alberto Costan nga Vitoria SC më herët këtë javë, teksa edhe Randal Kolo Muani ka kaluar testet mjekësore gjithashtu, megjithatë ata po shpresojnë të shtojnë edhe një mbrojtës pas lëndimit të Gleison Bremer
Fikayo Tomori mbetet një opsion, por një raportim nga Gianluca Di Marzio sujgeron se Kelly mund të jetë një alternativë.
Anglezi nuk e ka të garantuar pozitën e titullarit në ‘St James Park’ pasi ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, katër prej të cilave nga minuta e parë.
Di Marzio shton se Newcastle e vlerëson Kellyn në regjionin e 30 milionë eurove, shumë kjo e cila mund të jetë e tepërt për Juventusin duke marrë parasysh kufizimet e tyre të buxhetit.
Kelly ishte lidhur me një transferim të mundshëm tek Milani verën e kaluar, pasi atë kohë ishte lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Bournemouth.
Newcastle eventualisht e ‘rrëmbeu’ atë, duke e ribashkuar me ish-trajnerin e Bournemouth, Eddie Howe, dhe tashmë ka një kontratë e cila skadon në verën e 2029