Rashkaj te U19 e Kryeziu te U21, ky do të jetë roli i tyre në FFK

by Nexhat

Ish-futbollistët e kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj dhe Hekuran Kryeziu, janë rikthyer te Kosova, por këtë herë me role të reja në FFK.

Siç bëri të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, Rashkaj do të jetë ndihmës trajner i kombëtares U19 si dhe do të jetë pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së.

banner

“Anel Rashkaj do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U19 si dhe pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së, duke sjellë përvojën e tij të çmuar nga fusha e gjelbër për të udhëhequr të rinjtë drejt suksesit”, thuhet në njoftim,

Kurse, Kryeziu është emëruar ndihmës trajner i “Dardanëve” U21, thuhet në njoftim

“Hekuran Kryeziu do të jetë ndihmës trajner i Kombëtares U21, duke kontribuar me dijen dhe pasionin e tij për të zhvilluar brezin e ardhshëm të futbollistëve”, tha FFK-ja.

Rikthimin e tyre në Kosovë, FFK-ja e cilësoi si kapitull të rëndësishëm për futbollin në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy