Manchester City është i hapur për një shkëmbim lojtarësh si pjesë e interesit të Paris Saint-Germain për Bernardo Silva.
Reprezentuesi portugez kërkohet nga ish-drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos, i cili fillimisht e solli në Francë te AS Monaco.
Sipas mediumit RMC Sport, PSG është e etur për të hapur bisedimet me Cityn për një çmim për yllin portugez, Bernardo.
Ndërsa heziton të humbasë mesfushorin me tipare sulmuese, City do të respektojë dëshirën e lojtarit nëse ai dëshiron të largohet.
Dhe si pjesë e negociatave, City ka bërë të ditur se do të insistojë që PSG të përfshijë të riun Warren Zaire-Emery në negociata.
Vetëm 17 vjeç, mesfushori Zaire-Emery bëri 31 paraqitje mbresëlënëse për PSG-në sezonin e kaluar.
Çmimi i Bernardos vlerësohet të jetë 80 milionë euro, ndërsa i talentit francez sillet rreth 20 milionë euro.