Felix drejt Milanit

by Nexhat

Agjenti Jorge Mendes ndodhet në Londër duke u përpjekur të largojë nga Chelsea klientin e tij, Joao Felix.

Sulmuesi i kombëtares portugeze është objektiv i Aston Villës, ku drejtori sportiv Monchi javën e kaluar konfirmoi interesimin për Felix.

banner

Megjithatë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Mendes ka marrë ofertë nga AC Milan dhe po insiston që Chelsean ta lirojë Felix në ditën e fundit të afati kalimtar i dimrit.

Milan këmbëngul që të transferojë portugezin në formë huazimi, pa tarifë apo klauzolë detyruese për blerje. Skuadra italian gjithashtu do që Chelsea të paguajë një pjesë të pagës së lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit.

Mendes shpreson që sot të arrijë marrëveshje me Chelsean për ta lënë të lirë ish-sulmuesin e Atletico Madridit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy