Manchester City paguan klauzolën dhe siguron shërbimet e Nico Gonzalez

by Nexhat

Fillimisht u refuzuan, por Manchester City u rikthye sot me një ofertë të re në drejtim të Portos për Nico Gonzalez.

Mesfushori spanjoll ka shkëlqyer me Porton viteve të fundit që nga transferimi prej Barcelonës dhe është bërë një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

banner

City ofroi 50 milionë euro, ofertë që është hedhur poshtë nga Porto

Megjithatë kampionët e Anglisë kanë vendosur ta paguajnë klauzolën e tij prej 60 milionë eurove.

Fabrizio Romano ka konfirmuar se Nico është lejuar nga Porto që të udhëtojë drejt Anglisë për teste mjekësore dhe të nënshkruar kontratën.

Mesfushori defensivë iu bashkua Portos nga Barcelona e cila ka ruajtur 40 për qind të kartonit.

Kësisoj katalunasit do të marrin 24 milionë euro nga shitja e Nico Gonzalezit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy