Thellohet kriza për Real Madridin – një tjetër lojtar humbet duelin me Man Cityn

by Nexhat

Real Madridi po ballafaqohet me një krizë në fazën e mbrojtjes. Pasi u rikthye gradualisht në aksion gjatë javëve të fundit, David Alaba është lënduar sërish. 

Reprezentuesi austriak ka qenë 13 muaj jashtë fushave në total pas dy operimeve, pasi përveç se kishte këputur ligamentin ai e lëndoi rëndë edhe meniskusin. 

banner

Sidoqoftë, Mundo Deportivo ka raportuar se ai tani pritet që të mbetet jashtë fushave edhe për 2-3 javë të tjera. 

Alaba ka pësuar një lëndim të muskujve hamstring në stërvitjen e fundit para duelit me Leganes në Kupën e Mbretit. 

Kjo do të thotë se ai nuk do të luajë ndaj Atletico Madridit në vikend si dhe do të humbasë takimin e rëndësishëm ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve. 

Përveç kësaj, francezi do të humbasë edhe udhëtimin në ‘El Sadar’ ndaj Osasunas, ndërsa mbetet në dyshim edhe për sfidën e kthimit ndaj Man Cityt. 

Kjo e lë Real Madridin me vetëm dy opsione në qendër të mbrojtjes – Jesus Vallejo, i cili ka luajtur vetëm 10 minuta këtë sezon dhe Raul Asencio. 

Tchouameni me gjasë do të duhet që të luajë në qendër të mbrojtjes së bashku me Asencion, por në të kaluarën ishte sugjeruar se edhe Ferland Mendy mund të përdoret në atë pozicion

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy