Kosova i ka nisur me fitore kualifikimet në FIBA 3×3 Europe Cup në Qipro.
Vashat e Kosovës kanë mundur Andorrën 18:16, në një ndeshje shumë interesante dhe me shumë kthesa gjatë gjithë takimit. Në fund ishte Enisa Kamerolli që me pikët e saj, i solli fitoren e parë Dardaneve. Kosova ndeshjen e dytë te femrat e zhvillon ndaj Luksemburgut nga ora 13:15 dhe në fund ndaj Qipros nga ora 17:45. Kamerolli dhe Saranda Daci shënuan nga shtatë pikë, kurse Sara Vraniqi 4. Në Qipro, garojnë edhe meshkujt në 3×3, ku do të përballen me Andorrën, Shqipërinë dhe Irlandën. Ishte Federata e Basketbollit të Kosovës që e dha kumtin me krenari!