Zyrtare: Xhengis Rexhepi merr drejtimin e skuadrës së re Feronikeli ’74

by informim

Feronikeli ’74 është futur për herë të parë në Superligën e Kosovës.

Skuadra e re nga Drenasi ka arritur të dalë kampion në Grupin A të Ligës së Parë.

E pas futjes në elitën e futbollit kosovar, trajneri Granit Begolli u largua nga klubi.

Por nuk ka vonuar shumë dhe skuadra nga Drenasi është bërë me trajner të ri.

Kryetari i klubit, Erblind Krasniqi ka prezantuar trajnerin e ri i cili është Xhengis Rexhepi që arriti ta inkuadroj Lirinë në Ligën e Parë.

Rexhepi do të marrë drejtimin e klubit dhe synon që ta mbajë Feronikelin ’74 në elitën e futbollit kosovar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy