Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është grumbulluar të dielën mbrëma në prag të ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Euro 2026.
Të enjten nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja jonë e pret Kombëtaren e Ishujve Faroe. Ndërkohë të dielën e javës së ardhshme, më 11 maj, Kombëtarja jonë luan ndaj Holandës në ‘s-Hertogenbosch.
Këto janë ndeshjet e fundit të fazës së fundit kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Pas katër ndeshjeve, Kombëtarja jonë i ka tri pikë. Nga katër pikë i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Ishujt Faroe janë në vendin e parë me pesë pikë.

Gara në grup është plotësisht e hapur. Të gjitha katër kombëtaret janë në garë për kualifikim në Evropian.
Për Kombëtaren tonë, kualifikimi do të ishte sukses historik.
Për të shpresuar në kualifikim, Kombëtares sonë i duhet fitorja të enjten me Ishujt Faroe. Me fitore gjasat për kualifikim janë të mëdha.
I gjithë fokusi është te kjo ndeshje, ndërsa përkrahja e shikuesve është e domosdoshme