17
Tregtia me shumicë e pakicë, së bashku me riparimin e automjeteve, përbën sektorin më të madh të punësimit në vend me 21,8% të të punësuarve, sipas raportit të fundit të INSTAT për periudhën 2021–2023. Industria përpunuese ndjek me 15,5% dhe ndërtimi me 9,1%.
Në vitin 2023, u regjistruan 125.736 ndërmarrje aktive në Shqipëri, prej të cilave 13.346 ishin të reja dhe 810 u mbyllën. Tregtia dominon edhe për nga numri i bizneseve të sapokrijuara, me 26,2%, ndjekur nga akomodimi e shërbimi ushqimor (13,3%) dhe aktivitetet profesionale e teknike (8,8%)