Prishtinë, Kosovë – Kisha Protestante e Kosovës po feston sot 40-vjetorin e themelimit të saj me një manifestim të madh lutjesh dhe një program të larmishëm, që shpalos historinë e fillimit të besimit protestant në Kosovë, i cili zë fill në vitin 1985.
Ky përvjetor i rëndësishëm po shënohet me pjesëmarrjen e figurave të shquara dhe përfaqësuesve nga sfera të ndryshme të shoqërisë.
Në mesin e shumë pjesëmarrësve që kanë ardhur për të festuar dhe uruar këtë përvjetor historik, është edhe Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili me praninë e tij thekson rëndësinë e këtij komuniteti fetar në vend.
Gjithashtu, në manifestim po merr pjesë edhe Ipèshkvi Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues të Kishës Protestante nga shumë vende të botës, duke dëshmuar lidhjet ndërkombëtare dhe mbështetjen e gjerë për Kishën Protestant të Kosovës.
Manifestimi po ofron një pasqyrë të thellë mbi zhvillimin dhe kontributin e besimit protestant në Kosovë gjatë katër dekadave të fundit, duke shërbyer si një dritë për kombin shqiptar dhe duke theksuar rolin e saj në shoqëri.